http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmes një smartfoni ne sot mund të flasim në telefon, por dhe të lundrojmë në internet. Me pak fjalë ne kemi një kompjuter në xhepat tanë. Por ne e racionalizojmë kohën e përdorimit të tij për shkak të baterisë jetëshkurtër. Një koncept i ri baterie ka qenë kryefjala e konferencës për zhvillimet teknologjike në Tel Aviv, me emrin "Think Next". Një klip i shkurtër në këtë konference vjetore prezantoi baterinë e një celulari Galaxy S4 që u karikua brenda 30 sekondash. Bëhet fjalë për një bateri bio organike me nano-kristale e cila bën pjesë në atë që njihet si "fizika e re". Aktualisht ajo është në fazën eksperimentale, por doktor Dorn Myersdorf thekson se kjo lloj teknologjie mund të integrohet në madhësinë e një baterie celulari brenda një viti. Ndërsa brenda tre vjetësh ajo mund të shitet masivisht. Sipas inxhinierëve kjo teknologji mund të përdoret dhe në qarqet e memories apo USB duke kopjuar materialet në një kohë tre herë më të shpejtë nga sa ndodh aktualisht.
Comments