Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fund të vitit 2013-të totali i kredive të cilat konsiderohen të humbura dhe bankat nuk kanë më shpresë për t'I kthyer shkoi në 11.2% të portofolit të kredive. Aktualisht gjithë sistemi bankar ka në total afro 1 miliard euro të cilat klasifikohen si hua në ndjekje, kredi nënstandard dhe kredi të cilat nuk mund të kthehen më pasi kanë kaluar 365 ditë pa shlyer asnjë këst. Nisur nga kjo situatë ministria e financave është duke përgatitur një projektvendim i cili synon fshirjen e kredive të humbura nga bilancet e bankave, kjo pasi niveli i huave me probleme në Shqipëri rezulton të jetë më i larti në rajon. Ministria e financave ka diskutuar me bankat e nivelit të dytë një mundësi për fshirjen nga bilancet e tyre kreditë që konsiderohen të humbura por përveç kësaj ajo po përgatit edhe një listë me bizneset të cilave ka në plan të shlyejë borxhet e prapambetura. Hapi i dytë që do të përdoret për uljen e nivelit të kredive me probleme është informimi i bankave për emrin e çdo biznesi që ka për të marrë para nga financat këtë vit për të paguar e borxhet e prapambetura. Ndërkaq vetë bizneset kërkojnë që bankat të bëjnë publike llojin e sektorit më problematik në pagesën e kësteve të kredive, në këtë mënyrë do të kuptohet nëse ky nivel huash është krijuar nga borxhet e shtetit apo nga situata ekonomike dhe dështimi i planit të ndërmarrjeve. Aktualisht kreditorët më të këqij në Shqipëri janë sipërmarrësit, të cilët kapin 80% të shumës totale të huave me probleme.

Category

📺
TV
Comments

Recommended