Tritol biznesmenit në makinë, plagoset rëndë nga shpërthimi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një autoveturë ka marrë shpërthyer në ecje e sipër gjatë paradites së sotme në aksin rrugor Plepa-Durrës. Automjeti tip "citroen C4" u hodh në erë me tritol në kohën që ishte duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Durrësit. Burime të policisë bëjnë të ditur  makina është në pronësi të shtetasit Xhemal Çela, 45 vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit që mbeti i plagosur. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka kuptuar se në automjetin e tij po ndodhte diçka, pasi pak sekonda para shpërthimit ai ka frenuar dhe ka tentuar të dalë menjëherë nga makina. Në këtë kohë autovetura ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë të shumta. Banorë të zonës e kanë ndihmuar 45-vjeçarin që të dalë nga autovetura që kishte marrë flakë gjithandej. Burimet policore bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që besohet se shpërthimi ka ardhur nga vendosja e lëndës plasëse në automjet. Policia po heton rreth aktivitetit të shtetasit Xhemal Çela dhe nëse ai ka konflikte me persona të ndryshëm. Ky është i disati rast i shpërthimeve me tritol brenda pak ditëve. Dy ditë më parë, automjeti ku gjendej kryetari i komunës Qendër në Vlorë shpërtheu në rrugën e Skelës, pasi në të ishte vendosur një sasi eksplozivi ndërsa drejtuesi i tij mbeti i plagosur rëndë.

Recommended