Edi Rama: Falen gjobat nga 1 marsi 2013 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht se qeveria nuk është kundër dhënies së koncesioneve e sheh si një problem të madh kthimin e kësaj në një praktike korruptive për t'i dhënë privilegje duke dëmtuar konkurrencën. Në takimin me biznesin kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se do të anulohen të gjitha ato koncesione që janë në kundërshtim me ligjin. Një rast i tillë i papranueshëm për kryeministrin është koncesioni i pullave fiskale, i cili sipas tij është kthyer në monopol duke dëmtuar arkën e shtetit dhe vet sipërmarrjet. Pullat fiskale ka shtuar ai, nuk kanë sjellë asnjë investim të konsiderueshëm në përmirësimin e teknologjisë për të qenë të besueshme. Duke ndjekur me vëmendje kërkesat dhe sugjerimet e biznesit kryeministri tha se qeveria nuk ka ndër mend që të rris më tej taksat, përkundrazi ai ka shpjeguar se taksa prej 15% e tatimit mbi fitimin është minimale nëse të gjithë së bashku do të ulin taksën e korrupsionit dhe arbitraritetit. Për këtë Rama premtoi se shumë shpejt do të ketë një ligj për heqjen e të gjitha gjobave që nga 1 marsi i vitit 2013. Në këtë forum me përfaqësues të sipërmarrjes në vend kryeministri ka prezantuar edhe hapjen e portalit online, në të cilin sipërmarrja do të njoftohet për çdo nisme të qeverisë përpara se të kalojnë në këshillin kombëtar.

Recommended