Pushimet në Dardhë, Fshati turistik pret vizitorë edhe nga jashtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luara, bashkë me të dashurin e saj elbasanas dhe një grup studentesh shqiptarë ka ardhur nga Italia për të parë Dardhën turistike dhe kaluar disa ditë në këtë vend. Fshati i ka pëlqyer asaj shumë, por do të donte që dimri të ishte më bujar dhe të kishte mbuluar vendin me dëborë në mënyrë që ajo të mund të bënte ski. Në Dardhë ka pasur shumë vizitorë të rregullt që kanë kaluar aty natën e ndërrimit të viteve. Por ka edhe shumë të tjerë nga e gjithë Shqipëria që kanë ardhur këtu në ditët e para të këtij viti për të kaluar 2-3 ditë mes bukurive dhe për të shijuar gatimet tradicionale të kësaj zone. Para se të largohen nga Dardha pothuajse të gjithë turistët janë ndalur në pistën e skive të këtij fshati, por kësaj radhe e kanë pasur pothuajse të pamundur të rrëshqasin, pasi trashësia e dëborës nuk e mundësonte një gjë të tillë. Megjithatë, në Dardhë të gjithë e kalojnë bukur, pasi ky fshat është tërheqës në çdo stinë.

Recommended