Topi në "7 pa 5": Jam kundër bojkotit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i FRD-së Bamir Topi shuan zërat mediatikë që flisnin për një afrim të forcës politike që ai drejton me Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" në Vizion Plus Bamir Topi shpjegoi se marrëdhëniet me liderin e ri demokrat Lulzim Basha janë vetëm njerëzore, por nuk ka bashkëpunim si forca opozitare. Një ndër arsyet, siç shpjegon Zoti Topi, është ndikimi i fortë në drejtimin e PD-së, nga ish-kryeministri Berisha. Kreu i FRD-së, një forcë politike që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend me deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, shprehet se është kundër bojkotit parlamentar. Ndërsa duke komentuar debatin mes mazhorancës së majtë dhe Presidentit Bujar Nishani, zoti Topi risjell në vëmendje se kur ishte në detyrën e kreut të shtetit ishte sulmuar shumë më ashpër nga e djathta atëkohë në pushtet.