Kujdes edhe nga "Facebook"-u - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda natës, shtëpia e Dorines -30 vjeçare është boshatisur nga hajdutet, te cilët kane vjedhur gjithçka, nga kompleti i sallonit te saj te ndjenjës, televizori e deri edhe enët e kuzhinës. Dorina tregon, se përveç familjes, kishte shkruar edhe statusin e saj ne Facebook, qe atë nate, do te ishte ne një dasme. Dorina pranon, se për këtë qe i ndodhi, është faji i saj dhe i manisë per te ndare gjithçka me miqtë ne rrjetet sociale, kur ne fakt,jo te gjithë ne këtë rrjete, janë vërtet miq. Gjate stinës se verës, pre shume e lehte e vjedhjeve e grabitjeve, kane rene shume nga ata persona, te cilët ne statuset e tyre kane rrëfyer ditën, dhe vendin e nisjes me pushime. Madje nje nga aplikacionet e Facebook, "Share Location", zbulon shume lehte vendndodhjen tuaj ekzakte, edhe kur ndodheni ne Pogradec apo Sarande. Për sociologet, kjo mënyre e te ndarit te gjithçkaje ne rrjetet sociale, kur ekzagjerohet, është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme. Burime nga policia e shtetit pohojnë për Vizion Plus se raste te tilla këtë vere nuk kane munguar ndonëse kane qene te pakta ne numër. Por sipas specialisteve te krimeve kibernetike, duhet bere kujdes me rrjetet sociale sepse këto krime mund te gjurmohen shume lehte, kryesisht ato faqe qe jane me identitet te rreme. Nëse nuk doni te pësoni fatin e Dorinës, te niseni ne dasme e ta gjeni shtëpinë e bastisur, mos publikoni gjithçka ne rrjetet sociale. Do ishte një mënyre, qe me shume sesa ju vete, me dasmen, te argëtoheshin grabitësit e apartamenteve.

Recommended