Niko Peleshi jep dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zevendeskryeministri i ardhshem, Niko Peleshi ka dhene doreheqjen si kryetar i bashkise se Korçes. Pas perzgjedhjes nga kreu i partise Socialiste Edi Rama ne postin e zevendeskryeministrit, ai le ne mes mandatin e tij te dyte ne krye te bashkise. Niko Peleshi eshte i pari kryetar bashkie, qe zgjidhet zevendeskryeminister. Me largimin e tij, qyteti i Korçes shkon automatikisht ne zgjedhje lokale, duke u kthyer shume shpejt ne nje test tjeter elektoral mes paleve. Ne nje takim me anetaret e keshillit bashkiak, Niko Peleshi ka theksuar se vendimi ka qene i veshtire, ndersa sfida qe ka pranuar per te qene zevendeskryeminister eshte me e madhe. Diten e hene pritet mbledhja e parlamentit te ri, te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Nderkohe, po te henen pritet dhe doreheqja e te gjithe ministrave, qe kane qeverisur vendin, per t'u pasuar nga pjesa tjeter e stafit politik.

Recommended