Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata me territorin është në gjendje alarmi dhe për këtë arsye vendi ka nevoje të trajtohet me emergjence kombëtare. Kështu është shprehur kryeministri i ri Edi Rama në çelje të punimeve të konferencës dy ditore, "Shqipëria e gjeneratës së re". Sipas Ramës, qeveria që ai drejton do të jetë një udhëheqës i zhvillimit të territorit dhe jo ndjekës impotent siç ka ndodhur deri në këto moment, dhe që sipas tij, ka shkaktuar plagë të mëdha në territorin e vendit. "Ne besojmë se sot vendi ka rënë pre e një zhvillimi kaotik. Jemi të vetëdijshme se pika më e dobët e konstatuar dhe nga KE dhe aleatët dhe partnerët tanë është hendeku ne rritje mes asaj që ligjërojmë në letër dhe asaj që jetojmë në realitet. Sfida nuk është të hartojmë plane të reja, por te vendosim piketat në drejtimin e vendit, ku vizioni, plani dhe jetësimi i planit të jenë bashkërisht te ndërthurur në çdo hap. Në rrugën e ndryshimit jo të kahut politik por të qeverisjes, na duhen që kapacitet ti kthejmë në një instrument pe të ndërtuar nj partneritet dhe aleancë shumë të gjerë me çdo force dhe individ jashtë nesh që ka gatishmërinë për tu bashkuar në këtë përpjekje". Katër ishin çështjet më të rëndësishme për të cilat pas vrojtimeve në terren ekspertët dhanë dhe propozimet konkrete. Së pari për zonat ninformale, ata kërkuan që puna të bëhet në bashkëpunim mes qeverisë dhe komunitetit përkatës, duke legalizuar informalitetin urban në zonat formale. Për këtë arsye ekspertët kanë parë të nevojshme vendosjen e një takse për legalizim dhe më pas kjo taksë të kthehet në zhvillim për komunitetin përkatës. Kontrolli mbi bregdetin ishte një tjetër çështje për të cilën ekspertët kanë punuar këto ditë dhe kërkuan që në mënyrë të menjëhershëm të ndalohet ndërtime të tjera pa leje dhe ndryshimin e kuadrit ligjor për ndërtimin në vijën bregdetare. Trashëgimia Kulturore ka qenë një tjetër dimension në të cilin ka punuar grupi përkatës. Sipas propozimeve të tyre, duhet shikuar mundësia që këto objekte me rëndësi të madhe historike si piramida ne mes te Tiranës apo shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, të kthehen në qendra funksionale për komunitetin dhe jo të shkatërrohen.

Category

📺
TV
Comments

Recommended