News, Lajme - Vizion Plus - Januzaj, Devid Bekam i ri

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ka fantazi, vertikalizon sakte dhe nje goditje gati perfektë me te majtën. Eshte Adnan Januzaj, futbollisti 18-vjeçar shqiptar qe luan per radhët e Mancester Junajtid. Ne "Old Traford" ai shihet si David Bekampi i ri. Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson, ishte i pari qe e afroi Januzaj ne skuadren e pare te Mançesterit, ne ndeshjen ndaj Uest Bromuic Albion. Ai e përshkruante sportistin shqiptar, si "Nje futbollist te mrekullueshëm, me klas, shkeptuje te mire ne sprint dhe shume teknik." Pas Sir Ferguson edhe tranjeri i ri Mojes ka shprehur vlerësimin maksimal per fantazistin me origjine shqiptare. Sipas tij, Januzaj eshte nje arme me shume per Mançesterin. Adnan Januzaj eshte nje futbollist shqiptar, me shtetesi belge. Ai ishte vetem 16-vjec kur kaloi nga Anderlekti drejt Mancester Junajtid ne vitin 2011, per shifrën e 300 mije paundeve. Kjo blerje eshte nder me te lartat qe ka bere Mançesteri per nje futbollist 16-vjecar. Januzaj eshte nje mesfushor me tipare sulmuese, shume krijues dhe me nje kontroll te mire te topit. Ai ka nje goditje precize me te majtën, aq sa ne Old Traford kane filluar te ëndërrojnë per Bekamin e ri.