KiE: Zgjidhni krizën ne KQZ - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv
http://www.vizionplus.tv

"Partitë politike kane përgjegjësinë për funksionimin e pavarur te Komisionit Qendror te zgjedhjeve. Faktori ndërkombëtar do te ishte me i qete nëse kampet politike ne Shqipëri do te siguronin zgjedhje te lira, te ndershme dhe pas 23 qershorit, çdo rezultat te ishte i pranueshëm". Kështu është shprehur raportuesi i Këshillit te Europes, Jonathan Evans, ne nje interviste per Zërin e Amerikës. Sipas zyrtarit te larte, i vetmi mesazh qe mund ti përcillet palëve politike ne Shqipëri, është rikthimi i besueshmërisë, tek KQZ dhe tek politika ne vend. "Mendoj se kriza e KQZ-se ka te beje me pranimin ose jo te rezultatit te zgjedhjeve nga ana e partive politike. Është shume e rëndësishme, duke patur parasysh te shkuarën e Shqipërisë, siç e dini pas zgjedhjeve te fundit një nga partitë e mëdha politike refuzoi te zinte vendet e saj ne parlament pikërisht për shkak te mos pranimit te rezultateve te zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë vendimtare për Shqipërinë dhe te ardhmen e saj. mesazhi ynë për partitë politike, edhe pse neve nuk na takon te bëjmë vërejtje, shkon për KQZ dhe partitë. Vizita jone ne Shqipëri ishte paksa zhgënjyese sepse përkoi me një periudhe krize politike, për shkak te ndryshimeve ne KQZ". Sipas zotit Evans, zgjedhjet e 23 qershorit janë te rëndësishme dhe vendimtare edhe për te ardhmen evropiane te Shqiperise, duke theksuar se nga mbarëvajtja e tyre do te përcaktohet edhe procesi i monitorimit te ecurisë se reformave. "Ne duam qe partitë te na shprehin besim qe do te pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Kjo do na krijonte besim. Zgjedhjet janë thelbësore, ndaj duhet qe te përmbushen standardet ndërkombëtare dhe te Europes. Kjo do te jete përcaktuese ne procesin e monitorimit tone. Ne fund te takimit ne Tirane thash se nëse ne gjykojmë qe nese zgjedhjet do te ecin mire, procesin integrimit do te përparoje dukshëm ne 3-4 vitet e ardhshme. KiE ndoshta nuk e thotë fjalën e fundit per statusin por ne te nejjten kohe mendoj se është e pakonceptueshme qe ne nje kohe qe vazhdon monitorimi, te ketë edhe nje ecuri. Monitorimi varet nga zgjedhjet". Te njejtin mesazh raporteri i Keshillit te Europes, e percolli edhe nje muaj me pare, pas vizitës se tij ne Tirane dhe takimit me liderët politike.

Recommended