Bumçi per garën e Tiranës - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Edhe pse kodi zgjedhor sanksionon 23 majin si fillimin zyrtar te fushatës, puna reale e Partisë Demokratike ne baze ka filluar prej javësh. Kreu i degës me te rëndësishme te PD, degës se Tiranës, Aldo Bumçi shpjegon se PD shkon me besim ne 23 qershor se do te fitoje mandatin e trete. Përtej programit dhe arritjeve te 8 viteve te fundit sipas Bumçit një shtylle e rëndësishme për fitoren e betejës elektorale është edhe koalicioni i gjere. Edhe pse zyrtarizmi i koalicionit te udhëhequr nga PD do te behet vetëm ne fillim te muajit prill; Bumçi shpjegon se partia demokratike është e hapur për një aleance me LSI por edhe me PBDNJ. Kryetari i PD se tiranes aldo bumci deklaron se qeverisja e sotme nuk përballet me problemin e konsumimit. Edhe pse listat e kandidateve për deputet nuk priten te bëhen publike deri ne afatin e fundit qe parashikon kodi zgjedhor; deputete dhe ministra po punojnë ne Tirane sipas ndarjes se zgjedhjeve lokale te vitit 2011 duke shpresuar se e njëjta strategji e ndjekur ne garën për bashkinë e Tiranës do te rezultojë e suksesshme.

Recommended