Treguesit fiskale ne rënie - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe për këtë vit vijojnë të realizohen me ritme të ulëta. Janari i 2013-ës ka mbetur në të njëjtat nivele me një vit më parë përsa i përket mbledhjes së taksave, por ajo çka bie në sy, është se financat shqiptare kanë rritur shpenzimet.
Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria shpenzimet janë shtuar me rreth 3.5 miliardë lekë krahasuar me janarin e 2012-ës, ku përqendrimi më i madh i këtyre parave është për shpenzimet korrente, pra, për paga, shpenzimet e personelit dhe financimin e borxhit publik. Sipas tabelës së treguesve fiskal interesat që qeveria po paguan këtë vit për borxhin publik janë rritur, ndërkohë që shpenzimet për rrugë dhe investime publike mbeten në nivele të njëjta. Taksa e cila ka qënë në përkeqësim gjatë gjithë 2012-ës, tatimi mbi vlerën e shtuar, vijon të mbetet e tillë edhe për këtë vit, çka tregon rënien e konsumit. Por së bashku me TVSH-në, në keqrealizim është edhe tatimi mbi fitimin, taksë që lidhet drejtëpërdrejt me xhiron që bën biznesi. Rënia e të ardhurave në arkën e shtetit po shënon shifrat më të ulta të realzimit gjatë 10 viteve të fundit, ku nëse konkretizohen edhe nismat për lehtësimin e mëtejshëm të barrës fiskale nga qeveria, kostot në buxhet parashikohen të arrijënë 170 milion euro. Në një kohë që financat do ta kenë të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e borxhit publik, i cili aktualisht parashikohet të shkojë 63.8%.

Revenues to the state budget for this year continue to be carried out at low rates. January 2013 remained at the same level as a year ago in terms of tax collection, but what stands out is that Albanian finance increased spending.
According to fiscal indicators published by the ministry costs have increased by about 3.5 billion compared with January 2012, where the largest concentration of this money is for recurrent expenditure, ie, salaries, staff costs and public debt financing. According to the table interests fiscal indicators that the government is paying this year for public debt increased, while spending on roads and public investments remain at similar levels. Which tax has been deteriorating throughout 2012, the value added tax, remains the same even for this year, which shows consumption decline. But along with VAT, keqrealizim is tax, tax that relates directly to doing business turnover. The decrease of revenue into state coffers is marking the lowest figures realization during the past 10 years, where if concrete initiatives to further facilitate the government's fiscal burden, messages budgeted costs are expected to reach 170 million euros. At a time when finances will be difficult to keep under control the level of public debt, which is currently expected to go to 63.8%.

Recommended