Gjinushi-Milo për koalicionet - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Aleatet besnike të Partisë Socialiste, PSD dhe PDS janë kundër përfshirjes së partive si LSI , FRD apo AK në koalicionin e së majtës.
Skënder Gjinushi i referohet konkretisht LSI , kur pohon se ajo është bashkëfajtore me PD ne ngjarjet e 21 janarit dhe krizën ekonomike, duke dhënë sinjale ndaj Ramës, se një përfshirje e tij në frontin opozitar, do të ishte gabim. Nga ana tjetër Paskal Milo shprehet pro hapjes se koalicionit , por rezervat e tij janë tek afrimi i këtyre partive vetëm për interesa të pushtetit. Në këtë pikë Milo sugjeron se fronti opozitar duhet te këtë strategji te qarte, program elektoral të përcaktuar si dhe të jetë transparent në raport me aleatet e përfshire dhe elektoratin. Ndërsa Gjinushi në mënyre të drejtpërdrejte përjashton FRD dhe AK si pjese të tyre, duke i etiketuar si fraksione te se djathtës.

Loyal allies of the Socialist Party, PSD and PDS are against the inclusion of parties as LSI, FRD or AK-left coalition.
Skender Gjinushi refer specifically LSI, when it claims that it is an accomplice with PD in the events of 21 January and the economic crisis, giving signals to Rama, that his involvement in front of the opposition, it would be wrong. On the other hand Paskal Milo said pro opening the coalition, but its reserves are to approach these parties only in the interests of power. At this point Milo suggests that opposition front should clear strategy, determine electoral program and be transparent in relation to including allies and the electorate. While Gjinushi directly excludes FRD and AK as part of their labeling as factions that right.

Recommended