Ngritja e flamurit në Vlorë - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Ashtu si 100 vjet me pare ne sheshin e Flamurit ne Vlorë jane bashkuar shqiptaret e Tiranes, Prishtinës, Shkupit, Podgoricës për te kremtuar një shekull pavarësi.
Mijëra qytetareve te ardhur nga çdo cep i botes kane ndjekur ceremoninë ngritjes se flamurit duke nderuar burrat e 1912 te cilët shpallen Shqipërinë e pavarur. Si kurre me pare ky moment historik ka bashkuar presidentin shqiptar dhe presidenten e Kosovës, kryeparlamentaret e dy shteteve shqiptare, kryeministrat e Tiranes dhe Prishtinës ndërkohë qe rivalet politike kane lene mënjane retoriken e ditës dhe i kane dhene doren njeri-tjetrit. Ne oren 10.00 ne Vlorë presidenti i Republikës ngriti flamurin shqiptar ashtu si 100 vjet me pare ky flamur u ngrit nga Ismail Qemali. Me pas kreret e shteteve shqiptare ne te dy anet e kufirit vendosen kurora me lule pranë varrit te kryetarit te pare te shtetit shqiptar Ismail Qemalit. I pari qe ka përshëndetur Shqipërinë 100 vite te pavarur ka qene kryetari i bashkise Shpetim Gjika dhe pas tij presidenti i Republikës Bujar Nishani. Protokolli eshte thyer nga burrat e Gjilanit te cilet prej 18 ditësh kane ecur ne këmbë nga Kosova drejt Vlorës, te cilet i kane dorëzuar flamurin kombëtar presidentit Nishani.

Just like 100 years ago in the Flag Square South are united Albanians in Tirana, Pristina, Skopje, Podgorica to celebrate a century of independence.
Thousands of citizens come from every corner of the world have followed the flag raising ceremony honoring the men of 1912 who declared Albania independent. Like never before this milestone has joined Albanian president and president of Kosovo, chairman of two Albanian states, prime ministers of Tirana and Pristina while the political rivals have put aside the rhetoric of the day and have given each other's hand. At 10.00 am in Vlora the President raised the Albanian flag as 100 years ago this flag was raised by Ismail Kemal. Then heads Albanian states on both sides of the border placed wreaths at the tomb of the first president of the Albanian state Ismail Kamal. The first was hailed 100 years of independent Albania was mayor Shpetim Gjika and thereafter the President of the Republic Bujar Nishani. Protocol is broken from Gnjilane men who 18 days have walking straight from Vlora, who have submitted Nishani president's national flag.

Recommended