Berisha angazhim për zgjedhjet - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverise shqiptare për te organizuar një proces zgjedhor sipas standardeve te larta. Deklarata u be në çelje te punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së qe mbahet për here te pare në Tiranë. Shefi i qeverise iu rikthye procesit elektoral te qershorit 2009 dhe tha se fale qëndrimit te OSBE, vendi ruajti stabilitetin.
Ne mbledhjen e Asamblesë parlamentare te OSBE, një organizëm ku përfaqësohen me shume se 1 miliard shtetas, Kryeministri Berisha kërkoi nga ky organizëm të bëhet promotor për një ndërhyrje të fuqishme në Siri, për te rrezuar rrëgjimin e presidentit Assad. "Regjimi vrasës i Assad po merr çdo ditë jetë njerëzisht. Siria duhet të ndjejë ndihmën e kombeve të lira. Në rast se NATO nuk do të ndërhynte në Ballkan, kasapi i Ballkanit do të grinte mbi 1 milion shqiptarë. Në rast se Sadami nuk do të përmbysej sërish do të ishte në pushtet ose ai ose i biri. Në rast se libianët nuk do të ndihmoheshin, Gedafi ose i biri do të ishin akoma atje. Asadi do të vazhdojë kasapanën nëse nuk ndërhyjmë në Siri. Të bëhet gjithçka dhe kjo Asamble të bëhet promotor i një ndërhyrje të fuqishme për t'i dhënë fund provokacioneve të diktatorit, për të nxjerrë konfliktin jashtë vendit të tij. Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e vet modest" ka thëne Berisha . Siria përmes bombardimeve goditi një fshat kufitar në Turqi, duke lënë të paktën pesë të vrarë, 2 gra dhe 3 fëmijë, dhe nëntë të plagosur, gjë qe beri qe parlamenti turk ti lejonte qeverise ndërhyrjen ushtarake ne këtë vend.

Prime Minister Berisha expressed the commitment of the Albanian government organized an electoral process under the highest standards. The statement was made in opening the work of the OSCE Parliamentary Assembly was held for the first time in Tirana. Head of government returned to the electoral process in June 2009 and said that thanks to the OSCE stay, the country maintained stability.
We collect the OSCE Parliamentary Assembly, a body which represented more than 1 billion citizens, Prime Minister Berisha urged the body to become a promoter for a strong intervention in Syria to overthrow the regime of President Assad. "Murderous regime of Assad is taking every day lives. Syria must feel the help of free nations. If NATO will not intervene in the Balkans, Balkan butcher will grinte on 1 million Albanians. In the event that Saddam would not be ousted again would be in power either he or his son. If the Libyans will not be helped, Gaddafi or his son would still be there. Assad will continue kasapanën if not intervene in Syria. Done everything and this Assembly to become a promoter of a powerful intervention to end provocations dictator, to draw the conflict out of his country. Albania is ready to give its modest contribution, "he explained. Syria through bombing hit a border village in Turkey, leaving at least five dead, 2 women and 3 children, and nine wounded, which made ??the Turkish parliament to allow government military in...

Recommended