Berisha "politike" ne Strasburg - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Në kohën kur afati për reformën zgjedhore është shtyrë për të tretën herë, kryeministri Sali Berisha deklaron nga Strasburgu se mazhoranca po punon me opozitën për të arritur me konsensus për përfundimin sa më parë të saj. Kryeministri Berisha mbajti një fjalim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku parashtroi prioritetet e këtij gjashtëmujori të Presidencës shqiptare të KiE-s. "Opozita nuk ka qenë më parë në Parlament, pasi kontestonte rezultatin e zgjedhjeve të 2009-ës, edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare deklaruan se këto zgjedhje përmbushen pjesën më të madhe të standardeve. U desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropine. Tashmë ajo është në Parlament dhe ne po finalizojmë reformën zgjedhore me frymë konsensuale. Reformat filluan në dhjetor dhe deri tani kemi miratuar vetëm amendanetet e propozuara nga opozita," u shpreh Berisha. Shefi i qeverisë i informoi anëtarët e Asamblesë së KiE-s edhe për masat që ka ndërmarrë qeveria e për te luftuar korrupsionin dhe sipas tij problem mbetet vetëm heqja e imunitetit. Berisha komentoi edhe akuzat e Dick Marty-t, për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri. Kryeministri shprehu keqardhje për këto akuza, të cilat sipas tij, u shkruan nga një prokuror serb. "Unë jam i interesuar për të hetuar çdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Por ndjej keqardhje për ngjyrimet raciste, sidomos kur mësova se akuzat ishin shkruar nga Vukçeviç. Ne kemi miratuar një ligj të vërtetë që i jep gjithë autoritetin EULEX-it për të hetuar. Çështja duhet hetuar plotësisht," tha Kryeministri. Lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet e Prishtinës me Beogradin, Berisha kërkoi nga të gjitha palët qe të pranojnë realitetin dhe nënvizoi se nuk ka zgjidhje tjetër përpos dialogut. Sipas tij, e ardhmja e rajonit, është integrimi në Bashkimin Evropian. Gjatë qëndrimit në Strasburg, Berisha u takua me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Zhan Klod Minjo dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-s, Thorbjorn Jagland.

At the time the deadline for electoral reform has been postponed for the third time, Prime Minister Sali Berisha declared from Strasbourg that the majority is working with the opposition to reach consensus as soon as possible to complete it. Premier Berisha delivered a speech before the Parliamentary Assembly of Council of Europe, where the priorities outlined in this half of the Albanian Presidency's CoE. "The opposition has not been seen in parliament after election results kontestonte 2009-es, even though international observers said that the elections met most standards. It took some time to return to the Albanian opposition proeuropine outs. She is now in Parliament and we finalize the electoral reform in a spirit of consensus. Reforms began in December and so far have only approved amendanetet proposed by the opposition, "said Berisha. Head of Government informed the members of the CoE's Assembly for the measures undertaken b...