Atentat pronarit te lokalit.- Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Pronari i një lokali në kryeqytet është qëlluar me armë zjarri ne orët e para të mëngjesit te së enjtes, në zonën e njohur si "Kodra e Diellit" pranë Komunës së Parisit. Burime të besueshme policore thanë se rreth orës 01:00 të mëngjesit, mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Eduard Boriçi, nga Fieri, me banim në Tiranë. Atentati dyshohet të jetë kryer nga dy persona të cilët kanë pritur që Boriçi të mbërrinte pranë banesës dhe pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, janë larguar pa lënë gjurmë, të favorizuar nga ora e vonë dhe mungesa e lëvizjes në zonë. Në lidhje me ngjarjen është njoftuar komisariati Nr. 1 i Tiranës, si dhe sektori kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit. Nga të tjera burime të sigurta policore mësohet se deri në orët e para të ditës janë shoqëruar me dhjetëra persona, por nuk ka pasur asnjë të arrestuar në lidhje me vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Boriçit. Burimet thanë se po hetojnë në disa pista, por janë përqendruar më së shumti në konfliktet e vjetra dhe në të kaluarën e biznesmenit 35-vjeçar. Ky i fundit është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

The owner of a bar in the capital was hit by gunfire in the early hours of Thursday morning, in the area known as "Sunny Hill" near the Paris Commune. Reliable sources told police that around 01:00 o'clock in the morning, he was severely wounded 35-year-old Edward Boriçi, from Fier, living in Tirana. Attack is suspected to be carried by two persons who had expected to arrive at the apartment Boriçi and having shot several times in his direction, are left without a trace, favored by the late hour and lack of movement in the area. About the event is notified station no. 1 of Tirana, and the sector against serious crime in the capital, Police Department. From other sources we learn that certain police until the early hours of the day were followed by dozens of people, but there has not been arrested in connection with the attempted murder against Borici. Sources said they are investigating some dirty, but are concentrated mostly in old grudges and past 35-year-old businessman. The latter is transported to the Military Hospital of Tirana, where in ill health.

Recommended