Lirohen dy policet kosovare - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Presioni ndërkombëtar ka bërë që Serbia të lirojë dy policët kosovarë të arrestuar të shtunën nga xhandameria serbe në zonën në afërsi të pikës kufitare në Merdarë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të EULEX, si dhe ministri i Brendshëm kosovar Bajram Rexhepi, i cili është shprehur se policët janë liruar pas ndërhyrjes së BE dhe shefit të misionit EULEX-it, Ksavjer De Marnak. Sipas EULEX, dy policët i janë dorëzuar këtij misioni, ndërsa tashmë ndodhen në Drejtorinë e Policisë Kufitare, në komunën e Podujevës, pranë pikë kalimit të Mërdarës. EULEX ka njoftuar se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por ka përjashtuar mundësinë që raporti final të bëhet publik, apo se kur do të jetë gati ky raport. Autoritetet serbe kishin deklaruar se policët kosovarë u arrestuan, PASI sipas tyre, kishin hyrë në territorin e Serbisë, duke shkelur marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999.

International pressure has led Serbia to release two Kosovar police on Saturday arrested by Serbian xhandameria area near the border crossing at Merdare. The news was confirmed by officials of EULEX and the Kosovo Interior Minister Bajram Rexhepi, who declared that the officers were released after intervention by EU Head of Mission EULEX De Marnac Ksavjer. According to EULEX, two policemen were handed this mission, while already in the Border Police Directorate, in Podujeva near Merdare crossing point. EULEX has announced that investigations into the circumstances of the arrest will continue, but has ruled that the final report be made public or when it will be about the report. Serbian authorities had declared that Kosovo police officers were arrested, as to them, had entered the territory of Serbia, in violation of the Kumanovo Agreement of 1999.

Recommended