Gordon: Nuk tërhiqemi nga Kosova - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Pas konfirmimit të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen se nuk do të ketë tërheqje të trupave të aleancës nga Kosova, edhe SHBA-të mohojnë tërheqjen e forcave të tyre.
Pasi burime të mediave kosovare cituan javën e shkuar burime në Uashington që nuk do të ketë tërheqje të ushtrisë amerikane në Kosovë, tashmë vjen edhe konfirmimi zyrtar i Departamentit të Shtetit. Ndihmës sekretari i SHBA-ve, Filip Gordon ka deklaruar për "RTV21" se nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane nga Kosova. "NATO dhe ne, në kuadër të saj edhe SHBA-të, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë derisa të arrijnë objektivin. Duke pasur parasysh situatën në Kosovë, veçanërisht në veri të saj, forcat e NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel, rreth 7 mijë ushtarë e në kuadër të tyre afro 1 mijë ushtarë amerikanë", ka thënë Gordon. Sipas tij, jo tërheqja, por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në axhendën dhe programin e SHBA-ve. Ditët e para të vitit 2012 pati zëra se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova.

After confirmation of the Secretary General of NATO Anders Fogh Rasmussen will not be coalition troop withdrawal from Kosovo, the United States to deny withdrawal of their forces.
After the Kosovo media sources quoted sources last week in Washington that there will be no withdrawal of U.S. military in Kosovo, now comes the official confirmation of the Department of State. Assistant U.S. Secretary Philip Gordon told "RTV21" that there will be no withdrawal of American forces from Kosovo. "NATO and, within it the U.S., will remain in Kosovo until they reach the target. Given the situation in Kosovo, especially in its north, NATO forces in Kosovo will continue to be on the same level, about 7 thousand soldiers under them nearly a thousand American soldiers, "said Gordon. According to him, not withdrawal, but no reduction of U.S. forces in Kosovo is not on the agenda and program of the U.S.. The first days of 2012 there were rumors that U.S. forces will withdraw from Kosovo.

Recommended