Kontrolli shëndetësor bazë i popullatës ka nxjerrë rezultate shqetësuese për shkallën e sëmundshmërisë në Shqipëri. 37% e atyre që kanë bërë check up kanë rezultuar me hipertension arterial dhe 4% me diabet. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se 20-50% e personave nuk kishin dijeni që kishin këto sëmundje. Hipertensioni dhe diabeti janë sëmundjet më të përhapura vitet e fundit në Shqipëri. Të dhënat e para të check up, të kontrollit bazë të popullatës tregojnë se janë 150.000 diabetikë dhe ka patur 36 mijë raste të reja me hipertension arterial. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se gjysma e të diagnostikuarve nga ky kontroll bazë nuk e dinin që vuanin nga këto sëmundje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/check-up-i-37-e-popullates-e-diganostikuar-me-hipertension-4-me-diabet/
Be the first to comment