Raporti, KE: Rritja ekonomike shqiptare 2.6%, konsumi familjar është ulur me 2.3%- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Europian mbi ekonominë shqiptare, në raportin e publikuar për 6-mujorin e parë të vitit 2015 nëvizon se rritja ekonomike ka kapur shifrën 2.6 përqind, teksa konsumi familjar është ulur me 2.3% që kanë ardhur si pasojë vendimit të qeverisë për shlyerjen e borxheve të energjisë. Megjtihatë KE nënvizon se konsumi do të vijojë të mbetet i ulët përsa kohë vijon aksioni i informalitetit.
Mes qytetarëve ka patur një ndjenjë pasigurie për të shpenzuar, ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në ekonominë greke. Volumi i eksporteve të përgjithshme nuk ndryshoi nga viti i shkuar, teksa importet ranë me më shumë se 9%. Një gjë e tillë shpjegohet me reduktimin e nevojës për importimin e energjisë elektrike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ke-rritja-ekonomike-shqiptare-2-6-konsumi-familjar-eshte-ulur-me-2-3/

Recommended