Panariti opozitës: Nuk është koha për të bërë politikë, duhet veprim

  • 9 years ago
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit ka deklaruar në një lidhje telefonike për ReportTV se të gjithë hidrovoret në zonat e përmbytura nga rreshjet e dendura janë në punë. Sa i takon Vlorës, Panariti u shpreh se po punohet për të rivënë në punë dy pompat që nuk janë aktualisht në funksionim.

Duke bërë një panoramë të situatës së lumenjve në vend, Panariti tha se, Vjosa është fryrë dhe rrezikon të dalë, lumi i Gjanicës ka dalë që prej mëngjesit nga shtrati duke shkaktuar përmbytje, Shkumbini ka dalë në 2-3 vende, ndërsa lumi Mat dhe Erzen nuk përbëjnë rrezik. Panariti gjatë prononcimit për ReportTV, i bëri thirrje opozitës që të mos politizojë situatën.

?Nuk është kohë akuzash është kohë aksioni natyrisht pritet dhe nga opozita të bëhet pjesë e këtij aksioni për të bërë të mundur përballimin me sukses të këtyre fatkeqësive natyrore pasi këto nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë dëme të mëdha kanë shkaktuar dhe në Francë ku pati dhe shumë viktima po dëme të mëdha unë kam njoftim ka shkaktuar kjo situatë metrologjike dhe në Itali e Spanjë me dëme përmbytje me fatkeqësi natyrore pra kjo nuk është situatë që duhet politizuar por kërkohet angazhim. Natyrisht opozita duhet ti bashkohet apelit dhe kontributeve dhe forcave qeveritare për përballimin me sukses të kësaj situate, nuk është koha për të bërë politikë me fatkeqësi natyrore?, tha ministri.

Recommended