Rama i liron foltoren Berishës, por...

  • 9 years ago
TIRANE - Një situatë komike është shënuar këtë seancë në Kuvendin e Shqipërisë, e pa ndodhur më parë. Kryeministri Edi Rama i ka liruar foltoren e Kuvendit paraardhësin e tij Berisha i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ dhe e ka ftuar të dalë e të flasë nga aty. Deputeti e ka mirëpritur këtë "ofertë", është ngritur në aolën e Kuvendit, ndërsa krah tij qëndroi shefi i mazhorancës. Në fakt, deputeti demokrat abuzoi me kohën saqë kryeministrit ju desh të presë gjatë në këmbë krah tij, e shpesh herë ta pyes: A mbarove?

Berisha e ka përfunduar fjalimin e tij mes batutash me njëri-tjetrin, ndërsa për ta përcjellë, kryeministri Rama i ka "rënë" supeve.

Berisha: Edi që ti i ke të lodhura nervat nuk duron dot për me tëpër këto
Rama: Hë hë mbaro

Ndërkohë që Berisha flet Rama komenton dhe ndjek lëvizjet e tij teksa lexon në fletë
Rama: Nuk e ke në letër këtë pse i shton fjalët.

Recommended