Ndeshja/ Ja çfarë duhet dhe s'duhet të merrni me vete sonte në stadium

  • 9 years ago
Asnjë banderolë apo objekt me simbole etnike Shqiptare nuk do të lejohet në stadium mbrëmjen e sotme në ndeshjen e shumëpritur me Serbinë. Kështu bën me dije policia e Elbasanit pas takimit që krerët e Shtetit kanë bërë me përfaqësues të UEFA-S

Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në Stadium do nuk të lejohen:

Banderola me mbishkrimin ?Shqipëria Etnike?
Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin ?Harta Etnike?
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin ?Shqipëria Autoktone?
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Lejohen vetëm:
Shalli me flamurin Kuq e Zi
Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet ?Kuq e Zi?
Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.
Shalli me mbishkrimin ?Plisat?

Përvec këtyre
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete dhe:
a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Recommended