Raportonte për protestën, policia shoqëron gazetarin e Report TV

  • 9 years ago
GJIROKASTËR - Korrespondenti i televizionit informativ Report TV në Gjirokastër është shoqëruar në polici ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e gazetarit. Piro Nase është shoqëruar në komisariat nga efektivët blu të Gjirokastrës teksa ishte duke raportuar për një protestë që zhvillohej për mosmbylljen e një televizioni në qytetin jugor.

Gazetari Piro Nase ka shkuar atje për të pasqyruar ngjarjen por në këtë moment është përfshirë në një debat verbal me punonjësit e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e policisë.

Policia dhe Tatimet ishin nisur në një operacion për mbylljen e një televizioni lokal pasi kishte detyrime të pashlyera.

Recommended