Fondi Shqiptaro-Amerikan, 20 vjeç Rama: Të do e gjithë politika

  • 9 years ago
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka festuar sot 20-vjetorin e themelimit. Në një pritje të organizuar në kryeministri, me pjesëmarrjen e kryetarit të fondit Majkëll Granof dhe studentëve të programit ?Lead Albania?, kryeministri Edi Rama e cilësoi krijimin e fondit Shqiptaro-Amerikan në vitin 1995 nga president i SHBA-së Bill Clinton, si fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Për Ramën marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë më të mirat e mundshme që vendi jonë ka me një shtet tjetër. ?Pas 93 vjetësh marrdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që ne kemi me një shtet tjetër, janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër shqiptarëve. Deklarata e përbashkët për partneritet strategjik, pasqyron nivelin e lartë e marrëdhënieve dhe materializon një kalendar konkrekt bashkëpunimi. Ndihma në demokratizimin dhe zgjidhja e çëshjtes shqiptare të Koaovës i dedikohet më së pari SHBA dhe padyshim edhe marrëdhnieve të shkëlyqera të SHBA-së me Shqipërinë? ,u shpreh kryeministri Rama.

Recommended