Fondi 66 mln € i BE, në rrezik për shkak të mungesës së kualifikimit të administratës - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria rrezikon të humabës një fond prej 66 milionë euro të BE, për shkak të mungesës së kualifikimit të administratës shqiptare. Është ky alarmi që vjen nga një raport i hartuar nga audituesit e BE, që ka sjellë debate ne Komisionion e Integrimit. Përfaqësuesit e shumicës në komison, pranuan se administrata ka nevojë për përmirësim.
Mungesa e kualifikimit të administratës shqiptare, mund të vërë në rrezik përfitimin e një fondi prej 66 milionë euro, IPA 2016.
Shqetësimi artikulohet në një raport të hartuar nga auditi i BE, të 14 gushtit të 2015, të cilin e referoi në Komisonin e Integrimit, ish minstrja e Integrimit, Majldinda Bregu, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës, pranuan nevojën për përmirësimin e punës së adminstratës shqiptare.
Majlind Bregu: Mua më vjen shumë keq që në këtë raport ju thuhet që në të gjitha njësitë e IPË-s nëpër institucione ka një staf adeguat që vë në rrezik dhe krijon një ?Major risk? thuhet në raport për projektet e menaxhimit të IPË-s. Raport më që ka vënë më në siklet administratën dhe qeverinë nuk kam parë.
Ervin Luçi, Zv. Ministri I Financave: Ne po i krijojmë, përvecse jemi dhe deri diku mire me kapacitetet
Taulant Balla: Tani jemi në një situatë më të mirë sesa ku ishim për cështjen e administrimit. Jemi aty ku duhet? Sigurisht që jo.
Komisioni pranoi edhe kërkesën e kreut të grupit parlamentar, Edi Paloka që në mbledhje të thirrjet për raportim ministrja e Integimrit Klajda Gjosha dhe ai i Energjisë, Damian Gjiknuri, lidhur me deklaratën e kreut të kimitetit të energjisë në Vjenë, se Çekia kushtëzoi votën pro statusin e kandidatit për Shqipërinë, me zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fondi-66-mln-e-ne-rrezik-per-shkak-te-mungeses-se-kualifikimit-te-administrates/

Recommended