Devoll, Uji i pijshëm nuk klorinohet prej një viti, DSHP: Banorët po sëmuren

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në rrethin e Devollit, janë qindra familje që rrezikohen nga infeksionet për shkak të mungesës së klorinimit të ujit të pijshëm.
Mangësitë shfaqen që nga sigurimi teknik i depove, deri ne proçesin e klorinimit.Drejtoria e Shëndetit Publik, e cilëson serioz problemin që prek pothuajse të gjithë zonën e Devollit.
Vali Nallbati:?Përjashto rrjetin qëndror që është për qytetin Bilisht dhe Bitinckë, në të gjitha depot e tjera ka mungesë të aparateve të klorinimit. Kjo ka ndodhur pasi në monentet kur firmat kanë dorëzuar përfundimin e depove dhe të rrjetit nuk kanë vendosur aparatin e klorinimit?.
Në shumicën e depove të ujit në fshatrat e Devollit, mungojnë aparatet e klorinimit dhe kjo nuk krijon asnjë mundësi të kontrollit përsa i përket përdorimit të ujit të pijshëm.
Drejtoria e Shëndetit Publik të këtij rrethi, duke parë gjendjen aktuale, vëren se banorët rrezikojnë të preken nga sëmundjet dhe të kenë rrezikshmëri të lartë nga uji i paklorinuar.
Uji i pijshëm në fshatrat e Devollit, nuk klorinohet prej të paktën një viti, ndërkohë që për fat të mirë, rastet e infeksioneve nga prezenca bakteriale deri tani kanë qenë të pakta.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/uji-i-pijshem-nuk-klorinohet-prej-nje-viti-dshp-banoret-po-semuren/

Recommended