Rama : Ne s’kemi mafia, krimi i organizuar i lidhur me mafian përtej Adriatikut - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria nuk ka mafia kombëtare, liderët e mafias janë përtej Adriatikut.
Kështu i është përgjigjur kryeministri Rama gazetarit britanik Tim Sebastian në emisionin ?Conflict Zone?, duke theksuar se krimi i organizuar në vend është i lidhur me mafian në Europë.
Tim Sebastian: Ok, po sa liderë të mafias keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafias?
Edi Rama: Liderë të mafias?
Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?
Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafias në Shqipëri, liderët e mafias janë në Europë.
Tim Sebastian: Oh vërtet?
Edi Rama: Natyrisht.
Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur departamenti i shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?
Edi Rama: Jo, jo jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje.?
Në intervistën me tone replikuese Kryeministri ka folur për disa tema të nxehta si lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por edhe bashkëpunimi në Ballkan dhe rrezikun e rikthimit të fantazmave të së shkuarës në rajon e ëndrra europiane.
Rama pyetet nëse po kërcënon Europën me deklaratën se nëse ëndrra europiane e Ballkanit zhbëhet do të ketë shqëtësime.
Kryeministri Rama përgjigjet se është kuptuar gabim nëse ka tingëlluar si kërcënim.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-skemi-mafia-krimi-i-organizuar-i-lidhur-me-mafian-pertej-adriatikut/

Recommended