Skype i rikthehet normalitetit

  • 9 years ago
Programi për telefonata përmes linjës së internetit Skype, ka filluar sërish te funksionojë normalisht pas problemeve që patë një ditë më parë në të gjithë botën.

Ky lajm u bë publik nga llogaria e kompanisë në Blog në orën 3 të mëngjesit të martës. Zyrtarë të kompanisë bëjnë me dije se përdoruesit mund ti përdorin tashmë të gjitha shërbimet pas difektit teknik të së hënës ku u ndërpre shërbimi për telefonata.

Shoqëria Skype e blerë nga Microsoft në 2011 për 8.5 milion $ njoftoi pasditen e 21 shtatorit se kishte disa probleme me rrjetin. Kjo anomali preku vende të ndryshme të botës si Britania e Madhe, Austria, Tajlanda dhe Japonia ku twitterat u mbushën me hashtagun #skypedown.