2 maqedonas kapen me drogë në Qafë-Thanë, do trafikonin kanabis

  • 9 years ago
KORÇË - Dy shtetas të Mqedonisë u arrestuan nga policia kufitare në Qafë-Thanë në tentativë për të lënë vendin tonë?së bashki me 2 pako me kanabis në sediljet e makinës së tyre.

Shërbimet e Policisë kufitare të Qafë-Thanës në Bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve arrestuan në flagranë 33-vjeçarin nga Shkupi Armen Schneider dhe 25-vjeçarin shqiptar me banim në Shkup Burim Rexhepin.

Ata u vunë në pranga në flagrancë në dalje të Republikës së Shqipërisë ku gjatë kontrollit në makinën e tyre tip ?Wolkswagen PASSAT? me targë ?SK1191AD? iu gjetën të fshehura në brendësi të sediljeve të para 2 pako me 1 kg e 163 gram kanabis mbështjellë me natriban transparent.

Ata akuzohen për ?Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike?

Recommended