Tiranë-Durrës, I pret rrugën, shefi i antidrogës përplas për vdekje 17-vjeçarin

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i ri gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës, 1 shtator, teksa u përplas nga automjeti i shefit të anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Viktima është 17-vjeçari, Eriglen Sinanaj. Ai u përplas nga automjeti tip ?Tuareg? me targë TR 1767 T i drejtuar nga Artan Shkëmbi në kilometrin e gjashtë të autostradës Tiranë-Durrës.
Mësohet se i riu po kalonte nga një krah i autostradës në krahun tjetër sëbashku me tre shokë të tij, vetëm 1 km larg mbikalimit.
Tre miqtë e tij kanë kaluar përmes mbikalimit, ndërsa Sinanaj ka zgjedhur të çajë autostradën në mes që rezultoi edhe fatale për jetën e tij.
Policia ka ndaluar Shkëmbin, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhjen e aksidentit. I pranishëm në vengjarje, pak minuta pas aksidentit ishte dhe Ministri Tahiri.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksident-ne-autostraden-tirane-durres-makina-perplas-per-vdekje-kalimtarin/

Recommended