Shkodër- "Kërkoj bashkëpunim më të madh me policinë, pasi parcelat e drogës në komunën Shkrel mbillen në pyje të shpyllëzuara dhe pa pronar".
Kështu shprehet Fredi Sterkaj, kryetari i kësaj njësie vendore, e cila është listuar në hartën e policisë si zonë me kultivim të lartë të lëndëve narkotike.
Duke folur mbi aksionet e fundit të policisë, Sterkaj evidenton edhe zonat që sipas konstatimeve të bëra, rezultojnë më problematiket në këtë drejtim.
Gjatë kësaj jave nga kontrollet e ushtruara nga policia e Shkodrës në total janë asgjesuar me djegie 10 mijë rrënjë kanabis sativa, të gjitha të mbjella në parcela pa pronar.
Be the first to comment