Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Pogradec -- "Alarm"-i kësaj radhe ka rënë në qytetin e Pogradecit e pikërisht, në ish-Kampin e Pushimit të Oficerëve, që sot ka pushuar së ekzistuari.
Pronari i truallit nuk kërkon asgjë më shumë sesa të dëmshpërblehet për të, ç'ka e ka pritur për 23 vjet me radhë e tashmë, i ka mbetur edhe një fije shpresë nga emisioni i "Ora News".
Shpresat ia ka zgjuar një kërkesë zyrtare për informacion, që ky emision i ka nisur, Ministrisë së Mbrojtjes mbi privatizimin e kësaj prone.
Një qytetar, i cili s'e ka bërë publik identitetin e tij, ka kërkuar t'i kthehet kjo pronë, të cilën e ka trashëguar nga gjyshërit, ndërkohë që godina është pronë e shtetit.
Denoncuesi tha për "Ora News" se godina ka shërbyer si Shtëpi pushimi për oficerët në kohën e diktaturës dhe momentalisht nuk kryen asnjë funksion publik, por trualli mbi të cilin është ndërtuar, është pronë private. Me hyrjen e demokracisë kjo godinë nuk funksiononte më.
Rrjedhimisht, bazuar në Ligjin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, neni 8/1 pika a, ai kërkoi që godina t' jepet kundrejt një pagese ose shteti të mbajë truallin dhe të dëmshpërblejë pronarët.
"Në lidhje me pronën që kemi të trashëguar nga gjyshërit tanë, atë të Kavalishencës në Pogradec, shqetësimi ynë është se kemi 23 vjet që vijmë vërdallë e sorollatemi dhe nuk gjejmë një zgjidhje për truallin, sepse godina është ndërtuar në kohën e monizmit nga pushtetarët e asaj kohe.
Kemi vendimin e Komisionit të Pronave , e cila është shprehur shumë qartë për njohjen e këtij trualli, dhe kemi bërë regjistrimin pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Pogradec, të parablerjes. Në rast privatizimi ne na lind e drejta për të privatizuar godinën, sepse trualli është në pronësinë tonë.
Në Ligjin e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave , neni 8/1 e thotë qartë, pika a: "Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet nuk përdoren më për interes public, trualli i kthehet subjektit të pronësuar"- u shpreh denoncuesi.
Pas kësaj, kamera e emisionit "Alarm" vizitoi nga afër ambientin e ish-Kavalishencës, ku pamjet tregonin qartë një imazh të rrënuar përgjatë shëtitores së bukur të Progradecit.
"Alarm" iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes, pas ankesës së mbërritur në lidhje me ish-Shtëpinë e Oficerëve, duke i dërguar një shkresë me shkrim bazuar në Ligjin e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave , për tu informuar në lidhje me atë çfarë do të ndodhë me godinën e braktisur:
A do t'iu kthehet trualli pronarëve dhe shteti do të lejojë privatizim e tij apo do të merret në privatizim nga shteti? Apo ndoshta, pronarët do të dëmshpërblehen për truallin e tyre?
Përgjigja e kësaj pyetje mbetet pezull, pasi ende nuk ka një përgjigje nga ky institucion.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended