A1 Report - Brazil 2014, nesër bashkë me Shqiptarja.com, një kalendar falas

  • 9 years ago
Në prag të etheve të Kampionatit Botëror, Shqiptarja.com vjen më pranë tifozëve shqiptarë. Në numrin e nesërm të gazetës të përditshme Shqiptarja.com (print) lezuesit tanë do të kenë falas dhe një kalendar të Kampionatit Botëror, Brazil 2014.

Kalendari ka një mori informacionesh, duke filluar nga ndarjet në grupe, oraret dhe ditët kur do të zbresin në fushën e blertë skudrat për përballjet e tyre, informacione për 12 stadiumet ku do të zhvillohen "përplasjet", historia e Botërorit që nga i pari i zhvilluar në Uruguaj në 1930 e deri tek ai i fundit, i Afrikës së Jugut në vitin 2010.
Informacionet nuk do të mungojë as për kombëtaret e as gjyqtarët që kanë marrë besimin për të gjykuar ndeshjet.

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme është dhe argëtimi, ku ju vet mud të shënoni rezultatet e ndeshjeve që nga grupet e deri tek filanja e madhe e 13 korrikut.

Ju mbetet vetëm të keni fat!

Recommended