A1 Report - Itali,gjenden 467 kg marijuane, u dyshua se vinte nga Shqiperia

  • 9 years ago
LECCE- "Fluksi i marijuanës nga Shqipëria e cili arrin në brigjet pulieze është rritur". Këtë e ka shprehur pak ditë më parë Cataldo Motta i ftuar në Tiranë, në konferencën e Prokurorëve kombëtare në luftën kundër krimit të organizuar.

Por në mëngjesin e sotëm një tjetër rast trafiku të lëndëve narkotike është konfirmuar në Lecce. Bëhet fjalë për jo pak, por rreth 467 kilogramë lëndë narkotikë, e cila u gjet në plazh në mes të San Cataldo dhe San Foca, në lokalitetit "Le Cesine". Ky është një tjetër superaksion konfiskimi, i cili kalon sasinë e sekuestruar në të njëjtën zonë më 23 mars, ku u zbuluan dhe gjetën rreth 300 kg drogë.

Mëngjesin e sotëm, forcat e policisë së Lecces të njoftuar nga një telefonatë anonime, mundën të konfiskojnë në një gomone disa çanta të mëdha me 432 kg marijuanë dhe 31.5 kg hashash, në total 467 kilogramë.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në sheshet e Pulias dhe ndoshta qytetet e tjera italiane, duke pasur parasysh edhe sasinë e madhe.

Së bashku me lëndë narkotike, është konfiskim edhe gomonia 5 metra e gjatë, e cila ndodhet në gjendje shumë të keqe, pasi tubat janë prerë. Mjeti u gjet nga forcat e kapitenerisë së portit rreth 300 metra larg bregut.

Në gomonen e gjetur nuk ka gjurmë të kontrabandistit, apo të ndonjë pasagjeri. Ndërkaq, edhe gjatë inspektimit në zonat përreth, agjentët e policisë nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë, pasi trafikantët janë larguar para ndërhyrjes së policisë.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilët ofruar mbështetjen e tyre për të transportuar lëndë narkotike në zyrat e stacionit policor të Lecce, ku po vazhdojnë hetimet lidhur me drogën. Lënda narkotike e cila sipas hetuesve vjen nga Shqipëria, kap vlerën e dhjetëra mijëra euro.

Disa muaj më parë, pati një tjetër zbarkim në të njëjtën zonë të bregdetit Adriatik, ku policia sekuestroi shtatë qese të mëdha me një peshë prej 150 kilogramë, ndërsa një shqiptar përfundoi në pranga.

Recommended