A1 Report - Rama per TV5:Shqiperia e ka merituar me perpara statusin

  • 9 years ago
Francë - Televizioni francez TV5, ka transmetuar sot një intervistë të zhvilluar në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Përgjatë intervistës duke folur për ngurrimin e disa shteteve të BE për statusin kandidat, Rama u shpreh se:"Jam i tronditur përpara këtij ngurrimi, sepse Shqipëria e meriton statusin e kandidatit. Jo sot, por e ka merituar edhe më parë", duke shtuar më pas se: "Statusi i kandidatit është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me negociatat."

Lidhur me arsyen se për procesin e integrimit duhet konsensus me opozitën Kryeministri Rama tha se: "Mund të gjejmë lloj-lloj arsyesh, për të fshehur arsyen e vërtetë. Arsyeja e vërtetë, sipas meje, është se sot na mungon një Europë vërtetë politike dhe një Europë strategjike. Varemi gjithnjë e më shumë nga një Europë taktike"

I pyetur nëse Shqipëria ka gjumë të epokës së diktaturës, Rama u përgjigj se: "Vendet, të cilave u është dashur të kalojnë nga ferri komunist, do të kenë nevojë për pak më shumë kohë, për të dalë tërësisht nga kjo gjendje. Por mendoj se Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve, ka bërë përparime të konsiderueshme".

"Kur flasim për rilindje, ne flasim për Europën, jo si një stacion që na pret diku në një rrugë jashtë Shqipërisë, por si një udhëtim brenda vendit tonë, për të rizbuluar rrënjët tona europiane dhe arsyet që ne kemi për të qenë europianë, për të rizbuluar Europën këtu tek ne." -- u shpreh Rama

INTERVISTA E PLOTË E KRYEMINISTRIT RAMA PËR TELEVIZIONIN FRANCEZ TV5

Ndodhemi në Sallën e Hartave, një sallë e mrekullueshme ku na pret Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Faleminderit për pritjen, për këtë takim dhe për këtë intervistë për kanalin TV5. Fillimisht, përsa i përket diktaturës: Si mendoni ju, Shqipëria ka gjurmë të asaj epoke, apo ka një demokraci normale?

Mendoj se të gjitha vendet, të cilave u është dashur të kalojnë nga ferri komunist, do të kenë nevojë për pak më shumë kohë, për të dalë tërësisht nga kjo gjendje, sepse ne mund ta ndryshojmë një sistem, apo mund ta shembim murin edhe brenda një nate, por për të ndryshuar një shoqëri dhe mënyrën e të menduarit dhe të të parit të gjërave, do të na duhej më shumë kohë. Por, nga ana tjetër, mendoj se Shqipëria, gjatë gjithë këtyre viteve, ka bërë përparime të konsiderueshme. Nëse e keni fjalën për demokracinë, në kuptimin që kishte kjo fjalë për Montesquieu, nuk jam i sigurt as për Francën, nëse e ka.

Situata ekonomike e vendit tuaj, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, shpresa për të hyrë në Europë... Ju flisni për Rilindje. Me këtë nënkuptoni rilindje në raport me epokën e tmerrshme, apo... A mund të na e saktësoni mendimin tuaj?

Mendoj se, për fat të keq, Shqipërisë i është dashur të paguajë një kosto të lartë për të shkuarën e saj, në kuptimin që, nëse e shohim rrugën që kanë bërë drejt Europës, vendet që kanë dalë