BDI fillon bisedimet, Thaçi do të mbështes Qeverinë edhe nëse mbetet jashtë

  • 9 years ago
Kryesia e BDI-së i ka dhënë dritë jeshile platformës së grupit punues të BDI-së që ka filluar sot bisedimet me VMRO DPMNE-në për formimin e qeverisë së re. Se çfarë përmban kjo platformë, nga BDI nuk japin detaje edhe pse theksojnë se nuk kanë ndërmend të lëvizin nga prioritet e tyre, integrimi i shpejt i vendit në strukturat euroatlantike dhe avancimi i statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Në tryezën e negociatave te pasdites janë ulur Abdilaqim Ademi, Musa Xhaferi, Fatmir Besimi. Përballë tyre, grupi negociues të VMRO-së i udhëhequr nga sekretari i partisë Emill Dimitriev, si dhe Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska. Nga BDI-ja thonë se fillimisht do të bisedohet rreth parimeve të bashkëqeverisjes me VMRO-në, ndërsa gradualisht në tryezë do të vendosen edhe kërkesat e tjera. Ato për të cilat pritet që partitë të pajtohen parimisht, është vazhdimi i reformave ekonomike dhe përpjekjeve për zhbllokimin e procesit euro-integrues. Numri i resorëve dhe emrat e kuadrove pritet të jenë temë bisedimesh në një fazë të mëvonshme. Por më shumë se për poste, do të diskutohet për çështjet politike që duhet të zgjidhen gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar. Ndërkohë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i cili sot takoi ambasadorin amerikan Pol Uolers, paralajmëroi se partia e tij do të përkrahë Qeverinë e ardhshme, pavarësisht a do të jetë pjesë e saj apo jo.

"Kam pasur pardje takim me kryeministrin, takim që ka zgjatur një orë. Asgjë nuk është definitive dhe finale", deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Pavarësisht që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë dhe përkrahu kandidatin presidencial të VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov, Thaçi është i vetmi lider opozitar që thotë se do të përkrahë qeverinë e ardhshme. Benjamin Arifi

Recommended