Peticioni në mbrojtje "shqipes", Zeqo: Shteti të shmangë degradimin

  • 9 years ago
Tiranë- Studiuesi, Moikom Zeqo, është një nga 20 personalitetet, njerëz të letrave që i shkruan zyrtarisht kryeministrit, Edi Rama, të mbrojë gjuhën standarde shqipe. Arsyeja përse këta gjuhëtarë, studiues e përkthyes kërkuan ndërhyrjen e Kryeministrit, janë problemet e shumta të gjuhës sonë që ata e quajnë të tmerrshme se si shkruhet shqipja në bankat e shkollës dhe si është kërkesa e llogarisë së mësuesve të gjuhës. Këta 20 studiues thonë se shqipja e njësuar të mbrohet nga shteti e të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë. "Ky reagim i drejtohet kryeministrit Rama jo thjesht se ky si kryetar i qeverisë mund të vërë veton mbi këtë çështje. Vihet re që në shkollat e Republikës së Shqipërisë duke filluar nga shkollat fillore deri në studimet pasuniversitare , kujdesi për gjuhën letrare standarde është minimal. Dikur kishim arsimtarë të pasionuar dhe të shquar të gjuhës shqipe, sot nuk ka të tillë" deklaron ai. Por studiuesi është edhe pak kritik kur bëhet fjalë për diskutimet e Këshillit ndërakademik në vend. Ndryshimet si futja e dialekteve në standard dhe në anën tjetër e paskajores, do të krijonin jë hibrid që nuk do i duhej askujt. "Problemi i gjuhës standarde nuk do të thotë që ti të mos përfitosh nga leksiku.Edhe dy dialektet që kemi ne e njëjta gjuhë janë, gjuhë shqipe, edhe gegërishtja , edhe toskërishtja, nuk është se janë dy gjuhë më vete. Nga ana tjetër kemi dhe një orvajtje që është e pabesë, psh disa gjuhëtarë të Prishtinës ngulin këmbë në variantin e një gjuhe zyrtare letrare kosovare. Ky emërtim është absurd për mendimin tim, sepse ne jemi një komb dhe kemi të njëjtën gjuhë letrare standarde" thotë studiuesi Zeqo Ideja e një redaktori në institucione siç premtoi Rama, ka ngjallur optimizëëm tek studiuesit për shkak se edhe dokumentet zyrtare shkruhen me gabimet. Ndërsa ata që i shkruan Kryeministrit janë skeptikë ndaj vendimeve të Këshillit Ndërakademik që po dëmtojnë standardin e gjuhës shqipe.