Tragjedia në Gramsh, 2 fëmijë të mitur ngelen jetimë

  • 9 years ago
"Si do të të shikoj unë tani kur unë kisha dy javë që nuk të kisha parë" këto janë fjalët prekëse të nënës së Sokol Elmazit, 35 vjeçarit i cili humbi jetën pasditen e djeshme kur një masiv shkëmbor i zuri poshtë në aksin Gramsh-Moglicë.
Sokoli ishte babai i dy fëmijëve të mitur, një djali 2 vjeç, ndërsa familja kishte vetëm pak kohë që ishte gëzuar me lindjen e vajzës.
Dhimbja ishte e madhe për familjen e cila mësoi për humbjen e jetës së djalit të tyre përmes medias. Mbrëmë ata kanë qenë në spitalin e Gramshit për të bërë identifikimin e trupit të djalit të tyre si dhe më pas për ta tërhequr nga morgu dhe për t'i bërë ceremoninë mortore. Në video prindërit e Sokol Elmazit.

Recommended