Tiranë-Qeveria nuk do të hapë asnjë proces për vetëdeklarime të reja. Kështu deklaroi kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me grupet e interesit në Kryeministri, ndërsa garantoi se nuk do të lihet ndërtim pa u legalizuar në zonat informale. Kryeministri theksoi se sapo të miratohet ligji për legalizimet, do të nisë puna për të përcaktuar zonat informale dhe më pas legalizimin falas të tyre. "Nuk do hapim proçes të ri vetëdeklarimesh,por nuk do të lëmë askënd që të mbetet i pa legalizuar në zonat informale në radhë të parë. Për ne, legalizimi është proces i lidhur me të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë për familjen e tyre dhe jo për qëllime fitimi. Është tjetër shtëpia dhe tjetër dyqani apo hoteli pa lidhje në bregdet. Sapo të miratohet ligji do të nisim punën për të përcaktuar zonat informale dhe brenda tyre do bëjmë legalizimin falas për këtë kategori. Vendi nuk mund të vazhdojë më me vetëdeklarimedhe ndëtime pa leje. S'ka më vetëdeklarime të reja, ka vetëm legalizime të zonave informale" tha Rama ndërsa iu përgjigj pyetjes së çfarë do të bëhet me kategorinë e ndërtimeve që janë bërë, por nuk janë deklaruar.
Category
📺
TV