Analistët: Bojkoti i LSDM-së mund të shkaktojë krizë të re politike

  • 9 years ago
Vendit i rrezikohet një krizë e re politike, menjëherë sa të kthjellet nga zgjedhjet e dyfishta. Kështu parashikojnë analistët, pas vendimit të LSDM-së për mos njohjen e procesit zgjedhor dhe kërkesën për zgjedhje të reja me Qeveri teknike. Analisti Gjorgji Spasov e vlerësoi të pritshëm vendimin e kreut të LSDM-së Zoran Zaev për mos pranimin e procesit zgjedhor, pas të gjitha parregullsive që sipas tij shoqëruan këtë proces muajin e fundit.

"Ju nuk mund të hyni në proces zgjedhor nëse nuk e dini nëse lideri i partisë në pushtet dhe bartësi i njësisë zgjedhore numër 1, ka marrë 1 milion e gjysmë euro që i ka shfrytëzuar për zgjedhjet, e qytetarët mos të jenë në dijeni për këtë kur votojnë. Nuk mund të hyni në një proces të ndershëm nëse nuk e dini se ku kanë shkuar 3.2 milion euro para të thata që i janë paguar vetëm një muaj para fillimit të procesit zgjedhor kompanisë "Aktor" që kinse po ndërton autostradën Demir Kapi-Smokvicë. Nuk mund të keni një proces të ndershëm zgjedhor nëse nuk e dini se a ka marrë Gordana Jankullovska, policja e parë dhe bartëse e njësisë zgjedhore numër 2 , 500 mijë euro si donacion për partinë", u shpreh Gjorgji Spasov, analist.

Suad Misini nga ana tjetër paralajmëron që kriza mund të thellohet edhe më tej, nëse VMRO DPMNE-ja refuzon kërkesat e BDI-së, e cila me një mandat të fuqishëm prej 150 mijë votash dhe 19 deputetësh, duhet të materializojë pritjet e elektoratit.

"Delegjitimimi i tërë procesit, i plotësuar me atë që e parashikoj se do të ndodhë, se Ali Ahmeti do të ketë problem të merret vesh ashtu paramendon të merret vesh me VMRO-DPMNE-në, mendoj se kjo do ta thellojë krizën politike edhe më shumë", tha Suad Misini, analist.

Sipas Imer Ismailit pikërisht kjo fitore e lartë e BDI-së e obligon atë që të mbrojë interesin e shqiptarëve, duke udhëhequr negociata të dinjitetshme me VMRO-në.

"Nëse BDI-ja dhashë zoti kurrë nuk do ta lejojë këtë, e sjell në veten në situatë siç ka bërë në 2008-tën dhe 2011-tën që në një tavolinë rrinte përfaqësues i BDI-së, në zyrën tjetër i pritnin përfaqësuesit e PDSH-së që të kontaktojnë me VMRO-DPMNE-në atëherë mendoj se kjo për BDI-në do të jetë e pafalshme. Ata duhet të jenë shumë të vendosur dhe të mbrojnë legjitimitetin dhe vullnetin e shumicë shqiptare me të gjitha mekanizmat që i kanë në dispozicion dhe unë uroj, dhe besoj që këtë edhe do ta bëjnë", deklaroi Ymer Ismaili, analist.

Analistët nuk i ka befasuar rezultati i dobët i PDSH-së dhe humbja e saj me rreth 90 mijë vota diferencë. Shumë faktorë kanë ndikuar për këtë humbje, por më së shumti sipas Rizvan Sulejmanit, çarjet brenda PDSH-së para zgjedhjeve.

"Kjo është një rast i paraqitjeve shumë kontroverse që hutuan edhe elektoratin brenda partisë së vet pas daljes publike dhe demonstrimit publik për mospajtim prej funksionarëve shumë të lartë të asaj partie. Këto janë faktorë shumë me rëndësi që duhet të merren parasysh për një parti serioze politike që ti bëjë analizë zgjedhjeve. Dhe pasi të bëhen këto anal...

Recommended