A1 Report - Vlore, 48-vjeçarja: Si na masakroi me thike ish-i dashuri i vajzes

  • 9 years ago
VLORE - Dile Saraseli, 48 vjecarja e cila i mbijetoi një sulmi më thikë nga ish i dashuri i vajzës së saj, rrëfën momentet e masakrës ku mbeti i vdekur bashkëshorti Agim Saraseli, ngjarje e ndodhur mesnatës e së martës në qytetin e Vlorës.

Dilja, e cila ndodhet në spital dhe ende nuk di gjë për vdekjen e bashkëshortit saj, rrëfen se ka dëgjuar burrin teksa thoshte "më vranë më vranë" dhe sapo është ngritur nga gjumi është përballuar më 23-vjeçarin Marjo Bejdollari, i cili i masakroi me thikë në dhomën e tyre të gjumit.

Ky i fundit sipas 48-vjeçares, pasi i kishte masakruar burrin me thikë, e ka qëlluar dhe atë me të njëtën thikë fillimisht në fyt, e më pas e ka qëlluar edhe dy herë të tjera, pastaj e ka parë tek ikte 23-vjeçarin.

Ajo pohon se para se të humbiste ndjenjat ka dëgjuar të bijën që kërkonte ndihmën e xhaxhait saj.

Ndër të tjera, ajo pohon se nuk e njihte mirë 23-vjeçarin, Marjo Bejdollari, teksa thekson se ishtë në dijen se njëra nga vajzat e saj ka patur një lidhje më të.

48-vjeçarja mohon që kjo ngjarje të këtë ndodhur për motive borxhesh siç u përfol fillimisht në media.

Recommended