A1 Report - Siri, ne 3 qershor mbahen zgjedhjet presidenciale, te parat qe pas luftes

  • 9 years ago
DAMASK - Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 3 qershor. Stacioni televiziv al-Arabia njoftoi sot se kryetari i parlamentit Moammad al-Lahham vendosi datën 3 qershor për të mbajtur zgjedhjet, ndërsa qendrat e votimeve do të hapen nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen tri vite që prej fillimit të luftës mes rebelëve dhe forcave qeveritare. Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën gjatë luftës civile në vend.

Presidenti Bashar al-Asad gjatë të dielës, me rastin e festës së Pashkëve e ka vizituar një fshat të krishterë i cili është rimarrë së fundi nga forcat qeveritare.

Assad, ka udhëtuar shumë pak jasht kryeqytetit Damask, që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2011.

Recommended