A1 Report - PS: Raporti pozitiv i BSH fale masave dhe marreveshjes me FMN

  • 9 years ago
TIRANE - Partia Socialiste ka vlerësuar raportin pozitiv të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti. Depuetja Evis Kushi tha se ky raport është vlerësimi i dytë pozitiv pas atij të Standard & Poor's, për punën e qeverisë dhe më konkretisht i marrëveshjes me FMN.

"Pas studimit pozitiv të "Standard & Poor's" një tjetër sinjal pozitiv ka ardhur nga raporti i tremujorit të parër të vitit nga Banka e SHqipërisë. Sipas këtij raporti treguesi i ndjesisë ekonomike është përmirësuar. Në raport thuhet se është rritur besimi i konsumatorëve dhe investitorëve që nga tetori 2013 e deri më tani. Ky besim vjen si rrjedhojë e punës dhe masave të qeverisë. Në sektorin e ndërtimit është përmirësuar me 13,9%, sektori i shërbimeve me 10%. Besimi në sektorin e tregtisë jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5,2% më lart se mesatarja afatgjatë. Këto tregues, krijojnë një klimë të re optimiste, falë edhe marrëveshjes me FMN." tha deputetja Kushi.

Deputetja e PS, Kushi ndër të tjera u shpreh se të hënën do të prezantohet paketa e re për prodhuesit fasonë, e cila sipas Kushit do të garantojë më shumë siguri, punësim dhe eksporte.

Recommended