Televizioni "A1 Report", App falas për "IPhone" dhe "IPad"

  • 9 years ago
A1 Report tashmë vjen tek shikuesit me app për IPhone dhe IPad që mund ta shkarkoni FALAS në Apple Store. Informohuni në kohë reale nga celulari apo tablet-i juaj në çdo moment!

Lajmi i Fundit, lajme nga politika, aktualiteti, ekonomia, sociale, bota, sporti, kultura. Live stream me cilësi maksimale!

App i A1Report është aplikacioni i parë i një televizioni shqiptar për IPhone dhe IPad që të lejon të veprosh falas me përmbajtjet që janë në transmetim. Revolucion i vërtetë në marrëdhëniet mes një televizioni lajmesh dhe telespektatorët e tij.

Përveç një faqeje dedikuar LAJMEVE (nga e cila mund të shohësh edhe Videot, Motin dhe Horoskopin) dhe një faqeje LIVE nga e cila mund të ndjekësh programacionin e televizionit A1Report me cilësinë e streaming HD, kjo App ofron dhe shumë shërbime të tjera interaktive:

SONDAZH -- Mund të merrni pjesë në të gjitha sondazhet të propozuara në video nga A1Report ndërkohë që vota juaj do të numërohet në televizion në kohë reale.

RAPORTONI JU -- Nëse jeni dëshmitarë të një ngjarjeje mund të bëni një fotografi ose një video me smartphonin tuaj (ose mund të përdorni një foto ose një video që keni bërë kohë më parë) dhe vetëm me një klik mund ta nisni në redaksinë e A1Report për ta transmetuar

FITONI -- Përmes këtij seksioni mund të merrni pjesë pa pagesë në të gjitha konkurset që do të bëhen në A1Report: Nëse ju keni fituar, mund ta mësoni vetëm në pak minuta nga ekrani i TV që do të vendosë në transmetim shifrat e fundit të numrave celularë fitues .

QR CODE -- Me këtë mjet të mrekullueshëm mund të merrni pjesë falas në të gjitha përmbajtjet multimediale që A1Report do të vërë në dispozicion të telespektatorëve të vet duke përdorur sistemin modern të QR Code.