A1 Report - Itali,zhduket homoseksuali shqiptar flet partneri: Kam frike per jeten e tij

  • 9 years ago
ITALI - Një 25 vjeçar shqiptar është në kërkim nga policia e Pavias në Itali. Denis Loçi u largua nga studio ku punonte për të blerë një kafe dhe nuk u kthye më. Ishte pikërisht i dashuri i tij, një shtetas italian ai që dha alarmin në polici.

Në një intervistë për gazetën vendase "La Provinca pavese", i riu italian shpjegoi se prej rreth 6 muajsh bashkëjetonte me Locin dhe se familja e tij në Shqipëri i ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje. Sipas tij, Loçi kishte filluar procedurat e divorcit me të shoqen.

Partneri italian i homoseksualit shqiptar tregoi gjithashtu për fyerjet madje dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre prej 8 personash. Të afërmit e Denisit në Shqipëri shpesh herë telefononin duke i kërcënuar me jetë dhe duke kërkuar rikthimin në atdhe të familjarit të tyre.

Ai përjashtoi mundësinë e largimit të 25 vjeçarit shqiptar pasi në momentin kur u zhduk kishte vetëm 1 euro në xhep, me të cilin do të blinte kafen.

Frika e tij është se mos ndonjë i njohur i ka kërkuar të hipë në makinë me të apo ta ketë kërcënuar. Policia italiane ka nisur hetimet për të gjetur Denis Loçin.

Recommended