A1 Report - Ballsh, presidenti i Bylis godet me shkop gome delegatin e FSHF

  • 9 years ago
BALLSH- " E padita në Komisariat" kjo ka qenë deklarta Besnik Çelës për "A1 Report" për presidentin e ekipit të Bylysit, Besnik Kapllanaj i cili e ka goditur me shkop gome dhe e ka kërcënuar delegatin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ngjarja ka ndodhur në fundin e ndeshjes mes Bylisit dhe Laçit e zhvilluar në qytetin e Ballshit, në dhomat e zhveshjes ku Presidenti i ekipit t Bylisit, Besnik Kapllanaj ka sulmuar delegatin e FSHF-së, Besnik Çela me shkop gome duke e goditur disa herë në kokë dhe e ka kërcënuar.

Në një prononcim për "A1Report", Besnik Çela ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. "Në fund të ndeshjes, po prisja gjyqtarët për t'u futur në dhomat e zhveshjes.

Në atë moment shfaqet Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj me një shkop gome duke më qëlluar disa herë në kokë. Nuk e di arsyen, pse më kërcënoi dhe më që qëlloi. Po marr mjekimin në spitalin e qytetit të Fierit dhe më pas do të depozitoj kallëzimin në Komisariat për Besnik Kapllanajn për dhunën që ushtroi",- deklaroi ai.

Pas mbarimit të takimit Presidenti Besnik Kapllanaj në dhomat e zhveshjes ka pasur një konflikt verbal me të deleguarin e FSHF-së më pas e ka goditur me mjetë të forta.

Çela ka marrë disa plagë dhe është transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e qytetit të Fierit për të marrë ndihmën e parë.

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit nisi 20 minuta me vonesë dhe ishte e kontestuar gjatë gjithë 90'. Përplasjet mes Çelës dhe stafit të Bylisit kanë nisur që në fillim

të ndeshjes, pasi delegati nuk ka lejuar që të nisë ndeshja nëse nuk do të dilnin nga stadiumi të gjithë personat e pa autorizuar, pasi ndeshja do të zhvillohej pa tifozë duke qenë se fusha ishte dënuar nga Disiplina.

Në minutën e fundit situata agravoi, pasi arbitri akordoi një penallti kundër Bylisit, të cilën futbollistët e Ballshit nuk e lejuan të goditej.

Megjithatë pas disa minutash Vucaj e humbi penalltinë duke e mbyllur takimin në barazim pa gola.

Besnik Kapllani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë ishte dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, por ai ka qenë i pranishëm në mjediset e stadiumit, madje ka goditur edhe zyrtarin e lartë të FSHF-së.

FSHF DËNON DHUNËN, THIRRJE POLICISË TË JETË MË AKTIVE
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit në një reagim ka dënuar ngjarjen e ndodhur sot në dhomat e zhveshjes në Bllash, aty ku u zhvilluar ndeshja mes Bylisit dhe Laçit.

Në reagimin për mediat, FSHF-ja informon se gjatë gjithë kohës president i ekipit të Bylisit ushtronte presion verbal ndaj delegatit të FSHF-së ndërsa bën thirrje policisë që të tregohet më aktive ndaj fenomenit të dhunës në stadiume.

"FSHF dënon ashpërsisht këtë akt të rëndë dhe të dhunshëm, që kërkon të prishë bukurinë dhe imazhin e futbollit. Këto incidente të dhunshme ndaj zyrtarëve të FSHF, që dëmtojnë rëndë lojën dhe prekin thellësisht të gjithë opinionin futbolldashës, do të jenë objekt i ndëshkueshmërisë së të gjitha Komisioneve tona, sipas rregulloreve dhe dënimeve më ekstreme, që...

Recommended