Ahmeti: Jo Ivanovit!

  • 9 years ago
Shqiptarët nuk do të pranojnë më president një etnik. Për cdo ditë sa do të zgjasë mandati i presidentit të VMRO-së, BDI-ja do ia mohojë legjitimitetin. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i ka kthyer përgjigje kreut të VMRO-së Gruevski, nga e njëjta sallë ku ai bëri thirrje për 63 deputetë, në mënyrë që të shpëtonte nga kërkesat e shqiptarëve. Ahmeti tha se Maqedoni nuk ka shpëtim nga ideja për president konsensual, i cili duhet të përfaqësojë njësoj të drejtat e cdo qytetari.

"Ne me fanatizëm do të punojmë që ideja jonë të triumfojë, ata që thërrasin të mobilizojnë forcat e tyre, Presidenti me marrëveshje është kapitull i mbyllur por presidenti i zgjedhur në thonjëza do të kontestohet, qoftë ai i VMRO-së apo LSDM-së.... Ne do të punojmë që të dështojë ky proces.. Nëse zgjidhet Ivanovi, atë ditë dhe gjithë ditët e tjera do të kontestojmë legjitimitetin derisa të realizojmë idenë tonë", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së paralajmëroi madje, se në rast të taktizimeve politike, situata mund të përshkallëzohet në tensione. Sipas tij, vendi mund të izolohet akoma edhe më shumë, nga cfarë është aktualisht i bllokuar, për sa i përket proceseve euro-atlantike.

"U bëjmë thirrje të gjithëve maqedonasve, turqve serbëve, vllehëve le ti thërrasin ndërgjegjes ti bëjnë hapat e shpëtimit, ecjen përpara, alternativë tjetër nuk ka përveç anëtarësimi në NATO dhe BE. Nëse ne nuk jemi në hap me kohën, nuk dua të ndodh më e keqja, çdo vonesë e mëtejshme mund të çojë në konfrontim ndëretnik, na le pas të gjitha proceseve, të izoluar", u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti komentoi edhe zgjidhjen që bëri PDSH-ja për të dalë me kandidat

"Ideja e BDI-së është më e dobishme se sa e një kandidature për president nga Thaçi. Ne u bëjmë thirrje t'i bashkohen idesë së BDI-së, ato u shkëputën hyn në proces të parëndësishëm për shqiptarët. Ne kemi ide më të fortë dhe të guximshëm në drejtim të lartësimit të shqiptarëve. A gjithmonë shqiptarëve do të jenë zëvendës, përse presidenti apo kryetari i parlamentit të mos jenë shqiptar. Nuk ka nevojë të frikësohet askush nga idetë e tona, nuk do të rrimë argat në shtëpinë tonë. Le ta dijë historia me guxim dhe veprim do të shpijmë përpara filozofinë e BDI-së", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së tha se ka vënë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar për fushatën e BDI-së lidhur me presidn konsensual. Ai i kërkoi të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë në Maqedoni, të lartësojnë të njëjtën ndjenjtë të barazisë dhe përfaqësimit. Semra Jakupi

Recommended